Dyshohet se e dërguan me forcë në pyll një person, arrestohen tre persona në Prizren

Tre persona janë arrestuar në Prizren pasi dyshohen se kishin privuar kundërligjshëm nga liria një person, duke e dërguar me forcë në pyll.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë, të mërkurën, njësite policore nga Stacioni Policor në Prizren pas pranimit të informatës se në një fshat të Prizrenit një person dyshohet se ishte privuar kundërligjshëm nga liria, kanë ndërmarrë veprimeve të shpejta operative hetimore duke arritur që të lokalizojnë dhe arrestojnë tre të dyshuarit F.Sh., A.Sh dhe D.Sh, të cilët me viktimën ishin nisur në drejtim të Prizrenit.

“Gjatë kontrollit tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë pistoletë e tipit EKOL e kalibrit 9 mm e cila do të përdoret si provë për Gjykatën. Pas arrestimit të të dyshuarve viktimës i është ofruar tretman mjekësorë në qendrën emergjentë të Spitalit të Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se viktimën e kishin dërguar me forcë në pyll.  Më pas, i njëjti ka pranuar ndihmë mjekësore.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit tre të dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim pennal për veprat penale ‘’Privim kundërligjshëm i lirisë’’, ‘’Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armeve’’, ‘’Kanosje’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika