Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 11 korrik, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.
Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh të policisë, të njëjtin rast e ka cilësuar si “dhunim”.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovar (e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.