Dyshohet se e keqtrajtuan personin që e arrestuan, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Drenas

"Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore".

Fotografi ilustruese

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin tre zyrtarëve policorë në Drenas, pasi dyshohen për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

Siç njofton IPK-ja, ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 10 qershor në Drenas, rreth orës 20:00, në një ndeshje në palestrën sportive ku pas përfundimit të saj zyrtarët policorë kishin arrestuar një të dyshuar.

“Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore. Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente hetuesit e IPK-së në interes të hetimit kanë dhënë rekomandimin për suspendim nga detyra për tre zyrtarë policorë, të cilët janë të dyshuar për veprën penale ‘keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare’.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, thuhet në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika