Dyshohet se ekspozoi armën në Snapchat, arrestohet 18-vjeçari në Kaçanik

Pas autorizimit të prokurorit kujdestar në Ferizaj, Policia e Kosovës ka nisur hetimet pas arrestimit të 18-vjeçarit. Ai dyshohet të ketë postuar një armë në platformën Snapchat

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Është arrestuar i dyshuari 18-vjeçar, pasi dyshohet të ketë ekspozuar armën në platformën sociale Snapchat.

Siç njofton Policia e Kosovës, me autorizimin e prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, hetimet kanë nisur.

Ndërkaq, arma është konfiskuar.

“Sektori Rajonal i Hetimeve me datën 16.08.2023 ka pranuar një informacion se një person në rrjetin social ‘’Sanapchat’’ kishte postuar një armë zjarri. Hetuesit rajonal në bashkëpunim me policët hetues të stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet, ndërsa kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar V.SH (M/K) i moshës 18 vjeçar, i cili është  shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është  liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa arma ( pistoletë) është konfiskuar”, thuhet në njoftim.

Rasti është cilësuar “Armëmbajtje pa leje”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika