Dyshohet se gruaja nga Skënderaj pësoi sulm kardiak, rasti cilësohet si “vdekje e dyshimtë”

Viktima femër në qytetin e Skenderajt dyshohet se ka pësuar sulm kardiak. Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion

Ilustrim

Në qytetin e Skenderajt natën e së dielës ka ndërruar jetë një grua, e cila dyshohet se ka pësuar sulm kardiak. Kështu thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar, derisa në njoftimin e policisë ky rast është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Viktima femër kosovare dyshohet se ka pësuar sulm kardiak dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika