Dyshohet se kartoni i verdhë i Granit Xhakës kishte lidhje me mafien shqiptare

Mesfushori i Arsenal-IT, Granit Xhaka është duke u hetuar për një karton të verdhë që ka marrë sezonin e kalaur, e i cili po hetohet se po ka lidhje me mafinë shqiptre dhe është i inskenuar për të fituarqë ishte vendosur për Xhakën

Granit Xhaka

Është duke u hetuar kartoni i dyshimtë i Granit Xhakës në fitoren e Arsenalit në Premier League ndaj Leeds sezonin e kaluar.

Hetuesit shqyrtojnë një komplot të dyshuar kriminal që përfshin mafien shqiptare dhe një ish-futbollist profesionist i cili tashmë është dënuar për trukim ndeshjesh, njofton Daily Mail.

Sportsmail kishte zbuluar në qershor se hetimi i FA për kartonin e verdhë të çuditshëm të Xhakës për humbje kohe, dhjetorin e kaluar, i ishte kaluar Agjencisë Kombëtare të Krimit, e cila drejton luftën e Mbretërisë së Bashkuar kundër krimit të rëndë dhe të organizuar, dhe tani mund të zbulojmë detaje të mëtejshme.

Hetimi i FA u shkaktua nga modele të dyshimta bastesh që u shfaqën në fund të fitores 4-1 të Arsenalit në Elland Road, me 52,000 £ të vendosura për Xhakën që u ndëshkua në 10 minutat e fundit të lojës.

Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari Andre Marriner në minutën e 86-të pasi vonoi të ekzekutonte një goditje dënimi, pavarësisht se Arsenali po fitonte 4-1 dhe kishte kontroll të plotë të lojës.

Pamjet në video tregojnë mesfushorin duke qëndruar me top në gjysmën e tij, përreth 20 sekonda përpara se të ndëshkohej, kështu duke e vonuar lojën.

Sportsmail i është thënë se hetuesit e NCA kanë zbuluar prova të shumave të konsiderueshme të basteve në kriptovaluta në tregje që nuk janë të rregulluara në këtë vend, me një pjesë të madhe të aktivitetit që mendohet se ka ndodhur në Shqipëri.

NCA po shqyrton gjithashtu pretendimet se Alban Jusufi, një sulmues suedezo-shqiptar, i dënuar me pesë vjet pezullim për trukim ndeshjesh nga gjykatat suedeze në vitin 2017, bëri shuma të mëdha parash duke vënë bast që Xhaka të ndëshkohej.

41-vjeçari u shpall fajtor për korruptimin e portierit të AIK-ut, Kyriakos Stamatopoulos, me 150,000 £ për të mos performuar përpara një derbi kundër IFK Gothenburg në 2017. FA e Suedisë e shtyu ndeshjen pasi u raportua trukimi i ndeshjes.

Ndërsa, nuk ka asnjë komentim për keqbërje nga ana e tij, as nuk është e qartë se kush mund të jetë i përfshirë në ndonjë komplot.

Kurse, Arsenali dhe FA nuk kanë pranuar të komentojnë të enjten mbrëma. Gjithashtu, është bërë e ditur se as ata nuk kanë marrë ndonjë përditësim të fundit nga grupi hetimor.

Kartoni i verdhë i Granit Xhakës po hetohet nga Agjencia Kombëtare e Krimit

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika