Dyshohet se ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur, arrestohet pastaj lirohet një person në Obiliq

Një person dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur në komunën e Obiliqit

Ilustrim

Një person është arrestuar për t’u liruar pastaj në procedurë të rregullt, nën dyshimet se e ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur, në komunën e Obiliqit.

I dyshuari është intervistuar me vendim të prokurorit.

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh nuk ka dhënë detaje të tjera.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka ngacmuar seksualisht të miturën viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika