Një grua është qëlluar me armë zjarri në këmbë nga persona të panjohur, të cilët kanë shtënë në drejtim të saj, derisa ajo ishte në veturë.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë të veriut në rrugën Filipa Visnjiqa.
Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori dhe rasti po hetohet.
“Është raportuar se në spitalin e Mitrovicës Veri një femër është e plagosur. Njësitë relevante policore kanë shkuar në spital, kanë kontaktuar me viktimën femër kosovare e cila ka treguar se me datën 15.02.2023 rreth orës 23:30 përderisa ka qenë duke lëvizur me veturë, nga person-a të panjohur është qëlluar me armë zjarri në këmbë. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur në raportin e PK-së.