Burime pranë redaksisë së Dukagjinit kanë bërë të ditur se një i burgosur në Qendrën e paraburgimit në Prishtinë dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Për këtë rast ka njoftuar edhe Shërbimi Korrektues, por, të njëjtët nuk kanë dhënë detaje për shkaqet e vdekjes.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, njoftojnë opinionin publik se sot ne QKUK është konstatuar vdekja e të burgosurit E.H., i cili nga QP në Prishtine është sjell nga stafi korrektues dhe ai shëndetësor duke e reanimuar tërë kohën”, thuhet në njoftim, duke theksuar se organet përkatëse do ta verifikojnë shkakun e vdekjes.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.