Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur në Rahovec është arrestuar mbi dyshimin për dhunim.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i mituri dyshohet se ka dhunuar dy të mitur të tjerë.
I dyshuari është në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi qe i njëjti ka dhunuar dy viktimat meshkuj, po ashtu të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.