Dyshohet se plagosi një burrë me armë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Raporti  24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar një armë dhe se i njëjti është dërguar në  mbajtje. Ndërkaq, viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Është arrestuar një burrë kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një burri duke e plagosur atë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, nga i dyshuari është konfiskuar një armë, gjersa rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“VRASJE NË TENTATIVË/Gjakovë 25.05.2023 – 12:21. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull, duke e plagosur. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e cila dyshohet se është përdorur në rast”, thuhet në raport.

Ndërkaq, bëhet e ditur se viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika