Dyshohet se plagosi një person në Skenderaj, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi dyshohet se plagosi një person

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, nën dyshimin se ka plagosur një person në Skenderaj.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë, një gëzhojë dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Bekim Berisha, Skenderaj 31.05.2023 – 20:27. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që ishte plagosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë, një gëzhojë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika