Dyshohet se shpërlanë mbi 1 milion euro, policia arreston dy persona – njëri zyrtar i ATK-së

“Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €”, thuhet në raportin e policisë

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës përmes raportit të përditshëm ka bërë të ditur se dy persona, njëri zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) kanë bashkëpunuar dhe dyshohet se kanë kryer veprat penale “shpërlarje e parave” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Në raport thuhet se vlera e parave të cilat dyshohet se janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1 milion euro.

“Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika