Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovën bën të ditur se rasti ka ndodhur të enjten, në Prishtinë.
“Prishtinë 02.03.2023 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare-e mitur”.
Krahas kësaj, bazuar në raport, i njëjti është dërguar në mbajtje pas vendimit të prokurorit.