Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua nga Ferizaj, ka raportuar se është dhunuar nga disa persona.
Në njoftim thuhet se viktima ka mbetur shtatzënë dhe se është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktimën kosovare persona të panjohur e kanë shfrytëzuar seksualisht, dhe e njëjta ka mbetur shtatzënë. Viktima është dërguar në QKUK-në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer procedurat hetimore”, thuhet në njoftim.