Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, i cili dyshohet se e ka dhunuar një grua.
I dyshuari, i arrestuar menjëherë pas denoncimit, është dërguar në mbajtje për të vazhduar procedurat ligjore të mëtejshme.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërsa, sipas njoftimit, hetimi për rastin është duke u zhvilluar.