Një grua nga Kaçaniku ka raportuar se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur me veturë dhe se dyshohet se me të ka kryer marrëdhënie seksuale.
Në raportin e Policisë së Kosovës, ky rast është cilësuar si dhunim derisa kanë bërë të ditur se rasti është nën hetime.
“Kaçanik-Ferizaj / 01.05.2024 – NN. Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj, viktima femër kosovare, dyshohet se është marrë nga një person i panjohur me veturë dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.