Dyshohet se u helmuan mbi 200 persona, një muaj paraburgim për pronarin e lokalit në Malishevë

Gjykata Themelore e Gjakovës ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji pronarit të lokalit në Malishevë ku të premten e 13 tetorit dyshohet se u helmuan 205 qytetarë

Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka vendosur masën e paraburgimit prej 130 ditësh, pronarit të lokalit të ushqimeve të shpejta në Malishevë, ku dyshohet se u helmuan mbi 200 persona.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muqaj, i cili ka theksuar se pronari dyshohet për kryere e veprës penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.

“Është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”, ndërsa masa e paraburgimit të njëjtit do t’i llogaritet nga 13 tetori deri më 12 nëntor 2023”, ka thënë Muqaj.

Ndërkaq, numri i të helmuarave ka arritur në 205 persona.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika