Dyshohet se u sulmua një mjek në Suharekë

Si rrjedhojë e sulmeve të tilla, Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Besa Kuqi e ka parë të nevojshme krijimin e një statusi të veçantë për personelin mjekësor

Një mjek dyshohet se është sulmuar në Qendrën e Mjekësisë Famijare “Rexhep Kuçi” në Suharekë.

Lajmin e ka dhënë drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Besa Kuqi.

Kjo e fundit e ka dënuar sulmin ndaj stafit mjekësor, gjersa ka theksuar se dhuna ndaj mjekëve nuk duhet toleruar.

“Sapo u informova nga kordinatori i QKMF-së se dje është sulmuar njëri nga mjeket në Qendrën e Mjekësisë Famijare ‘Rexhep Kuçi’ në Suharekē. E dënoj ashpër sulmin ndaj stafit mjekësor, duke kërkuar njëkohësisht edhe sjelljen para drejtësisë të atij që e ka kryer këtë vepër të ultë”, ka shkrua Kuqi.

Tutje, si rrjedhojë e sulmeve të tilla, Kuqi e ka parë të nevojshme krijimin e një statusi të veçantë për personelin mjekësor.

“Dhuna ndaj mjekëve nuk duhet toleruar, për këtë arsye është e nevojshme që mjekët dhe punonjësit shëndetësorë të kenë status të veqantë, i cili do t’i sankisononte juridikisht këto incidente, me qëllim që raste te tilla të mos trajtohen në të ardhmen si sulme të thjeshta!”, ka thënë Kuqi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika