Policia e Kosovës në raportin e përditshëm të saj ka bërë të ditur se një person i gjinisë mashkullore është arrestuar nën dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në komunën e Gjilanit, derisa bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”
Ngjarja e lartcekur ka ndodhur të hënën më gjashtë shkurt të këtij viti.