Dyshohet se vjehrri e dhunoi të miturën në Obiliq

Një rast tronditës i përdhunimit seksual ka ndodhur në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit. Një vajzë e mitur pasi ishte martuar kishte përjetuar dhunë seksuale nga vjehrri i saj, gjatë kohës që burri i saj nuk ishte në shtëpi. E rastin në Polici e paraqiti nëna e viktimës, ndërsa përmes një komunikate nga policia thonë se tashmë është bërë ekzaminimi i viktimës

Ilustrim

Kishte shkuar nuse në moshë të mitur.

Mirëpo, shtëpia e cila ia kishte hapur dyert nuses së re, u bë edhe vend përdhunimi për të.

Kjo pasi e mitura e cila i takon komuniteteve pakicë, ra pre e dhunimit nga dikush i familjes së re.

Megjithatë ajo rastin nuk kishte guxuar ta raportojë në Polici.

Por, për këtë u përkujdes nëna e të miturës, e cila së bashku me vajzën i janë drejtuar stacionit të policisë në Obiliq për të raportuar përdhunimin.

“Viktima femër e mitur kosovare e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar se deri sa në shtëpi nuk ka qenë bashkëshorti i saj, e njëjta ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit kujdestar është bërë ekzaminimi i viktimës dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet nga policia.

Në Kosovë është rritur numri i raportimit të rasteve të përdhunimit seksual, mirëpo sipas analizave rreth aktgjykimeve për rastet e dhunimit seksual, shqetësuese mbeten dënimet e ulëta për kryerësit e këtyre veprave.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika