Dyshohet se vrau një burrë, Policia arreston një të dyshuar në Malishevë

Të premten e 28 prillit, Policia ka pranuar infomatën për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Një person është gjetur pa shenja jete, ndërsa lidhur me rastin, është arrestuar një i dyshuar

Policia e Kosovës
Ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka vrarë një person në fshatin Kijevë të komunës së Malishevës.

Lajmin për portalin Dukagjini e kanë konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj dhe drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore”, ka thënë Elezaj.

Tutje, ky i fundit ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar në drejtim të veprës penale të vrasjes.

“Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit, në drejtim të veprës penale të vrasjes”, ka thënë Elezaj.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika