Një person është arrestuar nën dyshimin se ka varë nga pakujdesia një person në Suharekë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovë, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi, në IML.
“Lidhur me rastin e lartcekur është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i dyshuar mashkull kosovar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në komunikatë.
Rasti ka ndodhur në Suharekë, mbrëmjen e së enjtes.