“Dyshon” Haradinaj, pyet Kurtin se a ka marrë ndonjë shpërblim nga Rusia

Pas tensioneve të së premtes në veri, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është treguar i ashpër në reagimin e tij kundër kryeministrit Albin Kurti. Haradinaj e pyeti Kurtin për lidhjet e tij me Rusinë, pasi tha se në shumë raste, Kurti nuk e dëgjoi Amerikën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është treguar i ashpër me kryeministrin Albin Kurti, pas ndodhive të fundit në veri.

Haradinaj duke kundërshtuar veprimet e Qeverisë së Kosovës, ka pyetur nëse Kurti ka marrë ndonjë shpërblim nga Rusia, pasi në shumë raste, ai thotë se kryeministri e kundërshtoi Amerikën.

“Nuk duhet me besu se është fitore për ne kur e dërgojmë një kryetar komune me policë, nuk është pamja jonë, nuk kemi nevojë për këtë. Nëse nuk e dëgjon Amerikën në tabela, nuk e dëgjon për kthimin e serbëve në punë, nuk e dëgjon për këshillën që kryetarët nuk kanë legjitimitet të votës, ata nuk janë të votuar, nuk kanë as 5 për qind votë, atëherë pyetja shtrohet a ke marrë ndonjë shpërblim prej Rusisë?”, ka thënë Ramush Haradinaj – Kryetar i AAK-së.

Ish-kryeministri thotë se Qeveria duhet të tregohet e kujdesshme në çështjet e sigurisë.

“Çështjet e sigurisë nuk janë hajgare dhe nuk janë popullizëm i votës. Ato kanë pasoja nëse shkojnë në drejtim të gabuar. Është i pafalshëm ky skenar i Kurtit që e ka detyru edhe sekretarin Blinken me reagu në mënyrën që ka reagu”, shtoi Haradinaj.

Por pavarësisht që gjuhë të ashpër përdori për ezkeutivin, Haradinaj ka lavdëruar Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar gjatë tensioneve të së premtes.

“Problemi qëndron tek qeveria dhe tek kryeministri Kurti, i cili është në një strategji të gabuar”.

Dërgimi i kryetarëve të rinjë të Zveçanit, Leposaviqit e Zubin Potok në zyrë me forca të shtuara të Policisë, është përcjellur me reagime të ashpra edhe nga ndërkombëtarët.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika