Pas një pune të pandërprerë, është hapur për qarkullim rruga për qendër të skijimit në Brezovicë.
Kështu ka njoftuar, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, me anë të një postimi në Facebook.
“Gjatë gjithë natës do të punojmë pandërprerë që në mëngjes të jenë të hapura edhe parkingjet në mënyrë që vizitorët ta frekuentojnë pa problem qendrën e skijimit”, shkroi ai.
Ai shton se falë punës së palodhshme të kompanive të mirëmbajtjes të angazhuar të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.
“Duke i falënderuar punës së palodhshme të menaxherëve, që janë 24 orë në terren, dhe kompanive të mirëmbajtjes të angazhuar të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme”, shtoi më tej Durmishi.