“1588 municione fishek, 10 armë të gjata, 62 copë shok-bomba 1,5 kg eksploziv, 4 radiolidhje, 1 shurdhues, 33 karikatorë, 7 maska, 1 gaz maskë, 1 anti-plumb, 1 uniformë e ushtrisë serbe, 10 uniforma të policisë së Kosovë”.
Ky është armatimi i konfiskuar nga Polica e Kosovës(PK) gjatë të martën në një aksion në veri të vendit.
Lidhur me këtë temë të ftuar në “Rreth e Rrotull” kanë qenë eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi dhe ish-rreshter Major i FSK-së, Fetah Zejnullahi.
Ish-rreshteri major i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fetah Zejnullahi ka thënë se armatimi në veri është rezultati i ekstremizmit që ka mbizotëruar deri kohët e fundit nga strukturat e ndryshme kriminale që kanë mbizotëruar në atë pjesë.
Ai është shprehur se “është e dhimbshme se këto armatime dyshohet që gjinden edhe në duart ish-pjesëtarëve të PK-së”.
Zejnullahu shtoi se institucionet e vendit duhet të vazhdojnë të ‘ofrojnë’ kushte për zhvillimin e jetës normale sidomos në veri.
“ Gjetja e armatimit dhe uniformave të ushtrisë serbeve apo bastisjet e ndryshme janë si rezultat i ekstremizmit që ka qenë deri në kohën e fundit nga strukturat qoftë nga Lista Serbe, Brigada e Veriut, Rojet e Urës etj. Ky armatim nuk është sjellur rishtazi dhe nuk është kërcënim i sigurisë që vjen nga dje, por është vazhdimësi e rezultateve dhe interesave ekstremiste të politikës serbe karshi interesave apo sigurisë së Kosovës. Kjo i ndihmon vetëbesimin e qytetarëve që tani Institucionet e Sigurisë së Kosovës janë aktiv në pjesën veriore dhe po kryejnë punën e tyre dhe qytetari i vendit, edhe komuniteti serb është i sigurt se sheh rezultate pozitive çdo ditë. E dhimbshme është këto dyshimet se këto armatime ku po gjinden janë edhe tek ish-pjesëtarët e Policisë së Kosovës, po i bie që edhe kur kanë shërbyer në institucionet e sigurisë edhe atëherë fizikisht kanë qenë pjesë e strukturës së Kosovës por që veprimtarinë e kanë kryer në interes të strukturave kriminale”, ka shtuar Zejnullahi.
Ndërsa, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se duhet të jemi të ‘kujdesshëm’ për zbulimin e armatimit dhe se vazhdon të ketë akoma armatime të ndryshme në pjesët veriore të vendit.
Një kërkesë e Ibishit ka qenë edhe mbyllja e kufirit në disa pjesë, duke filluar nga pjesa ujore e Liqenit të Ujmanit dhe pika e Bërnjakut deri tek Jarinja, me arsyetim të pengimit qoftë të ‘infiltrimit’ të forcave paramilitare apo terroriste apo edhe kërkimi për ‘gjetje të mundshme’ të armatimit në veri të vendit.
“Të mbyllet kufiri në aspektin të kontrollit të plotë të asaj pjese e dy komunave duke filluar nga pjesa u ujore e liqenit të Ujmanit dhe nga pika Bernjaku deri tek Jarinja. Me qëllim të pengimit të inflitrimit të forcave paramilitare apo terroriste dhe njëkohësisht kërkimi për armatim apo arsenal armatimi që ka në disa pjesë të veriut të vendit”, u shpreh ai.
Se nga ka rrjedhur dhe nga e ka prejardhjen armatimi i gjetur gjatë ditës së djeshme nga operacioni në veri, Zejnullahu ka thënë se fjalën profesionale do e thotë ekspertiza dhe laboratori i armëve pa aluduar se a janë mbetje nga sulmi terrorist në Banjskë me 24 shtator 2023, ku rreshteri Afrim Bunjaku mbeti i vrarë apo janë prurje të fundit.
Destabilizimi i Kosovës ka qenë gjithnjë politik që qeveria e Serbisë e ka bërë vazhdimisht që nga përfundimi i luftës
Zejnullahu shtoi se qeveria serbe ka investuar për destabilizimin e Kosovës vazhdimisht që nga përfundimi i luftës së fundit në vend.
“Historikisht, që nga 1999 qeveritë e kaluara dhe aktualisht të Serbisë kanë investuar për destabilizimin e Kosovës, e veçantë veriun e saj për të arritur qëllimet e veta qoftë aspektin politik dhe të sigurisë. Investimet janë bërë parreshtur dhe për një plan të cilin ne e kemi si model qoftë në aspektin e sigurisë globale kur Rusia i bën këto formula që ta përdorë banorin lokal, dërgon armatim dhe krijon si një lloj kryengritje. Dhe mbrapa tyre qëndrojnë strukturat ushtarake që nënkupton të krijojnë hipotetikisht Republika Srbska në Kosovë”, shtoi Zejnullahu.
E sa i përket sulmit të Banjskës në shtator të vitit të kaluar, Zejnullahu ka potencuar se është rasti më i freskët që me bindje ekstremiste nuk ecet para dhe rikthimi i jetës normale të tyre, duke besuar në strukturat kosovare.