E diela kaotike në Prishtinë shkaku i shiut të rrëmbyeshëm, Rama synon projekt të ri kanalizimesh

Dëme të shumta materiale janë regjistruar në Prishtinë si rezultat i të reshurave të shiut në mbrëmjen e së dielës. Derisa qytetarët janë ankuar se nga zyrtarët komunal nuk po u ofrohet zgjidhje për problemet që po rezultojnë me përmbytje, këta të fundit patën një tjetër arsyetim

Kanë mjaftuar disa minuta reshjesh intenzive të shiut që disa lagje të kryeqytetit të vërshohen nga uji.

Pjesët më të prekura ishin lagjet në të cilat ishin duke u ndërtuar komplekse banesore, e në pjesët ku është duke u ndërtuar rruga A.

Reshjet e shiut, pas një jave me temperatura të larta, depërtuan në podrume e edhe shtëpi të qytetarëve.

“Kjo është gjendja në njërën nga rrugët e kryeqytetit, disa orë pas reshjeve të shiut. Rrugë të bllokuara e makina të bllokuara, kanë qenë për disa orë këtu në Prishtinë.”

Uji kishte depërtuar edhe në shtëpinë e Bekim Halimit, i cili thotë se kjo përsëritet sa herë që ka reshje shiu.

Ai thotë që kur kanë nisur punimet në rrugën A, gjendja në këtë pjesë të kryqytetit është vështirësuar dhe për këtë bënë fajtor institucionet lokale.

“Vetëm vjet që janë duke punuar rrugën A, sa kam vrejt aty në Veternik që është ura, e kanë thy urën aty  i kanë shti dy ceva alternative ata dy ceva qysh i pash unë e janë ka 80 cm, kjo smundet me përbi, sepse këtu vjen përroni i Matiqanit, që ka shumë uje e banesa, plues edhe Rruga B,” ka thënë qytetari Bekim Halimi.

Derisa në këtë pjesë,  banorët ankoheshin se askush nuk u ka dalë në ndihmë, në rrugën C zjarrëfikësit intervenonin për ta larguar ujin nga podrumi i një ndërtese.

Këtu ishte edhe zv.ministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani i cili tha se gjendja nuk ka qenë alarmante.

“Situata në rrethin e Prishtinës, është e menaxhueshme mirëpo në kryeqender ka pasur disa dëme, fatmirësisht jo të mëdha edhe të menaxhueshme, ekipet e zjarrikësve dhe shpëtimit kanë reaguar rreth orës 18:00, gjendja është nën kontroll sikur po e shihni ekipet janë duke reaguar sikur këtu me mjete të pompimit meqë uji është në katin -2,” deklaroi Blerim Gashani, Zv.ministër i Punëve të Brendshme.

E një ditë pas, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka takuar përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë, ndërkohë që ka thënë se fajtori për këtë situatë është dizajnimi i keq i pusetave e vjetërsia e tyre.

“Ne vetëm se kemi filluar intervenimet në rruge ‘B’ dhe ‘A’ dhe do të zgjidhet ky problem sepse ky problem është kah mot. Disa prej lagjeve me vite të tera nuk kanë qenë të mirëmbajta, në pjesën e stacionit të autobusit e bëmë intervenimin e menjëhershëm. Dizajnimi i atyre pusetave nuk është i mjaftueshëm dhe për këtë biseduam ta bëjmë një projekt të ri për kanalizime,” deklaroi Përparim Rama, kryetar i Prishtinës.

“Janë shkuar thirrjet direkt, afro 100 thirrje në të gjitha thirrjet janë intervenuar. vlerësimi i dëmeve është aktiv dhe do të merremi me çdo lloj dëmi të qytetarëve. vetëm sasia e sotme 65 milimetra për metër i cili është sasi e ujit që bëhet për një muaj të tëre, është sasi e madhe,” shtoi Lulzim Fushtica – Drejtor për Siguri dhe Emergjenca, Prishtinë.

Mrbëmjen e së dielës, në terren ishin edhe përfaqësuesit e Agjencionit për menaxhimin e emergjencave, ndonëse ndihma e tyre nuk u desh në këtë situatë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika