Të enjten, moti do të jetë i vranët me intervale diellore.
Temperaturat minimale do të variojnë nga -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të luhaten nga 8 deri 12 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.
Për ditën e premte, parashikohet mot me diell dhe vranësira të dendura.
Vranësirat mund të sjellin riga shiu në viset e ulëta, ndërsa në viset malore priten fjolla bore. Temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 5 deri 10 gradë Celsius.