Orët e para të kësaj të diel ishin fatale për një auto sallon të veturave në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë.
Veturat që kishte për shitje ishin cak i një zjarri të madh.
Flaka e tymi kishte mbuluar për pak minuta pothuajse të tërë objektin në fshatin Maxhanuja të Vushtrrisë.
Pak orë pas këtij zjarri përfaqësuesit e këtij biznesit gjatë së dielës nuk kanë pranuar të flasin.
Kurse Policia e Kosovës thonë se ende nuk është intervistuar as një i dyshuar veçse hetimet janë duke vazhduar
“Mbrëmë është përfshi nga zjarri një auto sallon i veturave, ende nuk dihet qëllimi dhe ende nuk ka ndonjë të dyshuar. Ekipet e hetueseve po punojnë në këtë drejtim, derisa rasti ka filluar të hetohet si zjarr vënie”, ka thënë Avni Zahiti -Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës.
Në pamjet e siguruar nga televizioni Dukagjini, shihet se në fillim janë thyer të gjitha xhamat e veturave që ishin në parkingun e sallonit e më pas ju është vënë flaka.