E konfirmon Escobar, Asociacioni kusht për anëtarësim në KiE

Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Dy kushte i janë vendosur Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, sipas të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë (REL), Escobar e ka përshëndetur vendimin për tokat e Manastirit të Deçanit, por ka theksuar se një nga kushtet vijuese për anëtarësim në KiE është themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Përveç Asociacionit, kusht tjetër për anëtarësim, sipas Escobar, është çështja e disa shpronësimeve në veri të Kosovës.

“E po, shikoni, është shumë pozitive. Është shumë e rëndësishme. Dhe, nuk ka të bëjë vetëm me Manastirin, megjithëse pjesërisht është, por ka të bëjë me përkushtimin ndaj sundimit të ligjit. Tani ju keni një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Në shoqëritë e pjekura demokratike, një vendim i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar. Dhe, kështu që duhej të zbatohej. Ishte një vendim i vështirë, por duhej bërë.

Pra, Kosova tani po tregon që ka pjekurinë për t’i pranuar rezultatet e një vendimi kushtetues, sado jopopullor të jetë. Por, është gjëja e duhur për t’u bërë sepse është gjëja ligjore që duhet bërë. Kështu që, do të ketë një efekt.

Tani, janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Evropës dhe që po i kërkojnë disa vende evropiane. Njëri është… [ka të bëjë] me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni”, tha ai.

I pyetur se a do të lobojë ShBA-ja për anëtarësimin e Kosovës, Escobar tha se janë duke i vlerësuar të gjitha opsionet dhe se kyç është Asociacioni.

“Mendoj se jemi duke i vlerësuar të gjitha opsionet. Neve ende na duhet Asociacioni [i komunave me shumicë serbe]. Ai është kyç. Dhe, kur të flasim për zgjerim, do t’ju shpjegoj pse Asociacioni është kaq i rëndësishëm”, tha ai.

Tutje, Escobar tha se Asociacioni nuk përbën pushtet ekzekutiv e as shtet brenda shtetit.

Asnjë pushtet ekzekutiv, asnjë shtet brenda shtetit, asgjë që do t’u jepte atyre një veto mbi kushtetutshmërinë apo funksionalitetin tuaj.

“Dhe, asgjë jashtë strukturës së kornizës ligjore të Kosovës. Pra, me fjalë të tjera, është duke ofruar garanci dhe pak vetëmenaxhim për pakicat, që e kanë tashmë pakicat e tjera brenda Evropës dhe brenda Shteteve të Bashkuara.

Pra, kjo nuk është asgjë tjetër përveçse e sjell marrëdhënien e Kosovës me pakicat e saj në nivel evropian. Prandaj, ka qenë në Planin e Ahtisaarit, prandaj është në atë [marrëveshjen] të Brukselit, prandaj është në atë [marrëveshjen] të Ohrit. Prandaj, duhet të vazhdojmë shpejt”, tha ai.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika