E konfirmon IPK: Zyrtari policor plagosi nënën e tij me armë zyrtare në Prishtinë

I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) është shoqëruar në Inspektoratin Policor përderisa është rekomanduar suspendimi i tij si dhe i është konfiskuar arma zyrtare e cila dyshohet se është përdor në këtë rast

Fotografi ilustruese

Një incident ka ndodhur sot në rrugën “Mukadeze Lika” në Prishtinë, ku një zyrtar policor dyshohet se ka plagosur me armë zjarri nënën e tij. Këtë raportim të Dukagjinit e ka konfirmuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës. Dukagjini gjithashtu ka mësuar se i dyshuari është pjesë e gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës, e cila diplomoi në gusht të këtij viti.

Siç thuhet në njoftim i dyshuari është shoqëruar në IPK, ndërsa është rekomanduar suspendimi i tij. Arma zyrtare, që dyshohet të jetë përdorur në këtë incident, është konfiskuar nga autoritetet për hetime të mëtejshme.

“Lidhur me rastin e parë policia ka pranuar informacione sot pas orës 12:00 për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Mukadeze Lika” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative policore.

Pasi që në rast dyshohet se është përfshirë një zyrtar policor janë njoftuar menjëherë edhe hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Bazuar në veprimet  fillestare hetimore në këtë rast është  lënduar një person nga shkrepja e armës.

E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në pritet të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore.

I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) është shoqëruar në Inspektoratin Policor përderisa është rekomanduar suspendimi i tij si dhe i është konfiskuar arma zyrtare e cila dyshohet se është përdor në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika