E konfirmon Kurti: Vetëm në Merdare e kemi ndërruar masën e sigurisë për produktet serbe

Kryeministri Albin Kurti konfirmoi se Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka ndryshuar masën e sigurisë për produktet serbe në pikën kufitare Merdar, duke kaluar nga kufizimi në kontroll të shtuar.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka bërë një ndryshim në masën e sigurisë për produktet që hyjnë nga Serbia përmes pikës kufitare Merdar, konfirmoi Kryeministri Albin Kurti.

Kurti sqaroi se masa e sigurisë është ndryshuar nga kufizimi në kontroll të shtuar.

“Sot paradite Ministri i Punëve të Brendshme i ka shkruar drejtorit të Doganës që në njërën nga pikat kufitare me Serbinë, Kosova e ka ndërruar shuar masën e sigurisë. Nga kufizimi te kontrolli i shtuar. Deri të na vijnë skanerët. Në momentin kur na vijnë skanerët, sa të vendosen në të gjitha kufitare, deri atëherë ne do të hapin një pikë kufitare, e cila do të ketë kontrollin e shtuar për shkak se masat që i kemi ne janë të sigurisë dhe në 7 ditët në vijim i kemi dy zhvillime të rëndësishme. Pasnesër është mbledhja e CEFTA-s, ndërkaq sot një javë është samiti i Procesit të Berlinit. Ku presim të kalohet nga CEFTA në CRM apo tregun përbashkët rajonal”, ka thënë Kurti.

“Jemi përcaktuar për Merdarin sepse aty kufiri është i gjerë dhe terminali doganor është afër… Në CEFTA pres që të përfaqësohemi me Kosovë”, ka shtuar Kurti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika