E konfirmon Policia, nis hetimi për pamfletet kërcënuese në veri

Policia e Kosovës tashmë ka konfirmuar vendosjen e pamfleteve me mbishkrime kërcënuese në disa lokacione në veri të vendit dhe për këtë rast nuk ka të arrestuar apo të dyshuar, por se hetimet kanë filluar dhe rasti është iniciuar si “Nxitje e urrejtje dhe përçarjes”

Pamje nga pamfletet kërcënuese në veri të publikuara në Telegram.

Policia e Kosovës ka konfirmuar nisjen e një hetimi lidhur me pamfletet kërcënuese të shpërndara në veri të vendit.

Sipas konfirmimit të zëvendësdrejtorit të policisë për veriun, Veton Elshani, pamfletet kanë përmbajtje urrejtjeje dhe janë identifikuar në disa lokacione në veri.

Rasti është iniciuar nga Prokuroria Speciale si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”.

Elshani për Dukagjinin, ka theksuar se, për momentin, nuk ka të dyshuar ose të arrestuar në lidhje me këtë rast.

“Konfirmojmë se në disa lokacione në veri të vendit kemi has në pamflete me përmbajtje të urrejtjes dhe me urdhër te prokurorisë speciale rasti iniciohet si ‘Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes’. Nuk kemi të dyshimtë e as të arrestuar. Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, ka thënë Elshani.

Këto pamflete me mbishkrime kërcënuese raportohet se janë shfaqur mbrëmjen e së enjtes në veri të vendit, një ditë pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale për rastin e Banjskës.

“Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska, ju okupatorë në ne zgjoni egërsinë, ju presim në veri”, thuhet në pamfletet e vendosura në veri sipas raportimeve.

Përveç kësaj, krahas fotografive të publikuara bëhet thirrje edhe që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.

Fotografitë ku shihen pamflete të tilla janë postuar në rrjetin social Telegram, nga kanali serb “Koridor”.

Po ashtu, këto pamflete vijnë edhe pas paralajmërimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për “masa serioze” ndaj Kosovës brenda 72-orësh.

Prokuroria Speciale dy ditë më parë ka ngritur aktakuzë ndaj rastit terrorist të Banjskës. Në këtë rast të përfshirë janë 45 serbë, në mesin e tyre kryekrimineli Millan Radojoçiq.

Raportohet se janë vendosur pamflete kërcënuese në veri, Policia: Ende s’kemi hasur në to

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika