“E konsideroj korrupsion politik nëse nga 13 komuna zgjidhen 4 që përfitojnë më shumë”

"Nëse prej 13 komunave zgjidhen katër dhe përfitojnë më së shumti, për mua është problematike, e konsideroj korrupsion politik", thotë analisti Ylli Hoxha

Analisti, Ylli Hoxha, e konsideron korrupsion politik përfitimin e katër komunave që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet, nga shpërndarja e buxhetit për projekte të reja.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për shpërndarjen buxhetore nga Qeveria e Kosovës lidhur me investimet kapitale, Hoxha ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet të votojnë pro këtij buxheti.

“Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur me një premtim të madh, i cili ka me qenë ndryshe nga Hashim Thaçi, Isa Mustafës, Ramushit, LDK-së, rrjetit klientelist … dhe qytetarët e kanë besuar. Vendimet që i ndajnë këto projekte e jep shenjën e hidhëtisë për qytetarët e Kosovës. Nuk i përket LVV-së ta bëjë këtë. Nëse prej 13 komunave zgjidhen katër dhe përfitojnë më së shumti, për mua është problematike, e konsideroj korrupsion politik, sepse korrupsioni nuk është vetëm të vjedhësh, por është edhe dominimin politik që e bën ti me investimet… duhet të jetë në kritikë meqë buxheti nuk është aprovuar në Kuvend, duhet të ndryshohet, sepse nuk është e pranueshme”, tha ai.

“Nuk ka gjë më të shpifur në këtë shoqëri se rajonalizimi, se militantizmi brenda një përkatësie të caktuar. Kurti nuk e ka këtë mandat të bëjë këtë gjë, e ka marrë mandantin të luftojë këtë gjë”, shtoi Hoxha.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika