“E konsideroj ofendim të rëndë”, Abdixhiku: Kam refuzuar ta shoh draft-statutin e Asociacionit

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se ka pasur ofertë nga ndërkombëtarët që ta shoh draft-statutin e Asociacionit, por jo edhe ta ketë. Një gjë të tillë Abdixhiku ka thënë se e ka refuzuar dhe se e konsideron ofendim të rëndë

Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Debat Plus në RTV Dukagjini më 21 nëntor 2023

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka refuzuar ta shohë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumice Serbe.

Abdixhiku ka thënë se ka pasur ofertë ta shohë nga ndërmjetësuesit draft-statutin, por jo edhe ta ketë. Kështu ai ka theksuar se e konsideron ofendim të rëndë këtë.

“Kemi pasur një ofertë nga ndërmjetësuesit që ja ku e keni draftin mund ta shihni, por s’mund ta keni, e të cilin e kam refuzuar. E konsideroj ofendim të rëndë që një dokument 20 e disa faqe t’i lihet forcave politike sa për shikim e jo analizë”, ka shtuar Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika