E mitura lindi fëmijë në QKUK dhe bashkëjetoi nën moshën 16 vjeç, njoftohet Policia

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se një femër kosovare e mitur ka lindur të enjten e 17 nëntorit një fëmijë në QKUK, gjersa ka theksuar se hetimet vazhdojnë pasi e njëjta kishte bashkëjetuar me një person nën moshën 16 vjeç

Ilustrim





Policia e Kosovës ka bërë të ditur të shtunën e 19 nëntorit, se të enjten e 17 nëntorit një femër kosovare e mitur kishte lindur një fëmijë në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Tutje, në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima kishte filluar bashkëjetesën nën moshën 16 vjeç me të dyshuarin mashkull kosovar.

Kësisoj, PK-ja bën të ditur se është iniciuar rasti si “Bashkëjetesë me personin nën moshën 16 vjeç”.

Gjersa, është theksuar se me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“ BASHKËJETESË ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ- Ferizaj 17.11.2022 – 14:00.  Është raportuar se një femër kosovare e mitur ka lindur një fëmijë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Viktima kishte filluar bashkëjetesën nën moshën 16 vjeç me të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika