Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se një e mitur në Prishtinë kishte tentuar ta braktisë fëmijën e porsalindur.
Sipas njoftimit të Policisë të martën, rasti është cilësuar si bashkësi jashtëmartesore me persona nën moshën 16 vjeç dhe vazhdon të jetë nën hetim për procedura të tjera.
“Prishtinë 13.02.2023. Raportohet se e dyshuara femër kosovare kishte tentuar ta braktisë fëmijën e porsalindur. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lart dhe mbetet për procedura të tjera”.