Drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi, ka shprehur indinjatën e tij për atë që e cilëson si një trajtim të padrejtë nga Prokuroria Speciale.
Edhe në Debat Plus, Kelmendi i ripërsëriti akuzat e bëra gjatë ditës në Facebook, ku bëri akuza ndaj SpecialeS, duke e cilësuar – ndër të tjera – atë si një institucion që përdor metodat e shantazhit dhe propagandës për të sulmuar individë të pafajshëm.
“Pranoj me hetu s’pranoj më me denigru. S’pranoj. Me më hetu deri në cent. 100 herë kam bashkëpunuar me Prokurorinë… Unë s’kam problem. Unë jam drejtor financiar. Unë mezi jetoj në muaj, mezi ha bukë. E tash me u çu një prokurori e me më njollos, mu në burg s’mund me shtin se unë s’kam vjedh. Veç po dojnë me na njollos me metoda organizatat kriminale dhe pikë”, ka thënë Kelmendi në një lidhje direkte në Debat Plus.
Postimi i Kelmendit në Facebok është shpërndarë edhe nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, gjë që nxiti reagimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Shpërndau postimin ku sulmohet Prokuroria Speciale, KPK-ja i reagon zv/ministrit të Drejtësisë