Në Prizren është arrestuar një burrë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht një grua.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me një karikatorë dhe 6 fishekë.
“Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.