E tmerrshme, një vajzë tentohet të dhunohet në qendër të Pejës

Një person është arrestuar në Pejë për tentim dhunim. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur më 27 shtator derisa vajza në qendër të qytetit është tentuar të dhunohet nga F.B, që sot është arrestuar nga Policia. Rasti është bërë publik nga vet viktima

Pamje nga rasti i ndodhur në Pejë





Mrika Nikqi njihet për guximin e saj e shkathtësitë në alpinizëm por të premten ajo guximin e shtoi duke publikuar vet se ka qenë ditë më parë viktimë e një tentim dhunimi.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Pejës, siç vet njoftoi Nikqi në Facebook ku edhe e ka publikuar videon e sulmit.

“Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës.  Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt. Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji”, shkruan Nikqi.

Tri ditë pas ngjarjes së tmerrshme, Policia në bashkëpunim me Prokurorinë kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin dhe ai është arrestuar këtë të premte.

“Pas identifikimit, i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Aty shtohet se prokurori do të kërkojë paraburgim për të dyshuarin dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Raste të dhunës, sulmeve fizike e seksuale ndaj grave janë shtuar sidomos në vitin e fundit në Kosovë.





Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika