Çitaku-Bislimit: E vetmja gjë që ka ndryshuar është statusi juaj, atëherë keni qenë në opozitë, sot jeni në qeveri

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi një ditë më parë ka folur për marrëveshjen me Serbinë për energjinë në veri, ndërsa theksoi se marrëveshja ka pasur mundësi të anulohej në vitin 2015 e jo në vitin 2022. Lidhur me këtë çështje ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili e ka nënshkruar marrëveshjen për energji, për faturimin e katër komunave të Mitrovicës së Veriut, ka thënë se ka qenë i detyruar ta bëjë një gjë të tillë, për shkak se po ta anulonte marrëveshjen, Kosova dhe Serbia, do të futeshin në rinegocim që do të zgjaste me vite.

Bislimi duke folur për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dhe kritikat se i kanë ndryshuar qëndrimet, tha se situata ka ndryshuar dhe jo qëndrimet e kryeministrit Kurti.

“Situata ka ndryshuar dhe jo qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti”, është shprehur Bislimi.

Lidhur me këtë çështje, ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Ajo theksoi se qëndrimet ndryshojnë kur ndryshojnë faktet, e sipas saj, sot faktet në marrëveshjen e energjisë janë të njëjta si të vitit 2015.

“ZvKM Bislimi, qëndrimet ndryshojnë kur ndryshojnë faktet. E faktet në marrëveshjen e energjisë janë të njëjta si me 2015 si sot. E vetmja gjë që ka ndryshuar është statusi i juaj, atëherë keni qenë në opozitë, sot jeni në qeveri”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Bislimi: Marrëveshja për energjinë ishte e dëmshme, por rinegocimi i konvenonte Serbisë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika