Kujtojmë që Sheeran dhe bashkëpunëtorët e tij, John McDaid i Snow Patrol dhe producenti Steven McCutcheon, ishin paditur nga muzikanti britanik, Sami Chokri.
Ai ngriti çështjen për shkelje të të drejtës së autorit duke pretenduar se 31-vjeçari kopjoji një pjesë nga kënga e tij e vitit 2015, “Oh Why”.
Sheeran mohoi që në fillim se këngën e kishte dëgjuar më parë, ndërsa rasti përfundoi në një gjykatë në prill të këtij viti.
Çështja në Gjykatën e Lartë në Londër u fitua nga muzikanti 31-vjeçar në fillim të prillit, pas një procesi që ai e quajti një tregues të praktikave të këqija që minojnë industrinë e muzikës.
Gjykata vendosi që Sheeran as “qëllimisht” dhe “pa vetëdije” nuk e kopjoi melodinë e këngës së Sami Chokri dhe Ross O’Donoghue të vitit 2015 “Oh Why” në hitin e tij “Shape of You”, një nga më të shiturit në botë.
Edhe pse, pas vendimit, avokatët e Chokri argumentuan se Sheeran dhe ekipi i tij duhet të paguajnë shpenzimet e tyre ligjore, në vendim, gjyqtari Antony Zacaroli vendosi që këtë duhej ta bënin paditësit, duke urdhëruar një pagesë të përkohshme prej 916.000 funtesh (një milion e 64 mijë euro).
Pritet një diskutim i mëtejshëm në të cilin do të vlerësohen dhe finalizohen shumat, raporton The Guardian.
Avokati i këngëtarit më herët kishte thënë se i gjithë rasti ishte thellësisht traumatik për këngëtarin dhe bashkëpunëtorët e tij, por për fat të mirë, mori fund.
Pavarësisht se gati 10 për qind e pagesave u ngrinë për shkak të gjyqit, kënga “Shape of You” i solli Sheeranit dhe partnerëve të tij përfitime prej rreth pesë milionë funta në vit.