Anthony Joshua do të ndeshet të shtunën, pavarësisht se meçi i tij me Dillian Whyte është anuluar, por kjo do të ndodhë për shumë më pak para, ku do të përballet me Robert Heleniusin.
Ndeshja e planifikuar mes Joshuas dhe Whyte do të kishte qenë te transmetuesi DAZN pay-per-view (Paguaj për të shikuar), por pasi ‘The Bodysnatcher’ ktheu një ‘konstatim negativ’ nga testimi i tij VADA (Shoqata Vullnetare Anti-Doping), meçi u anulua.
Si një kundërshtar i vonë zëvendësues, është gjetur ‘The Nordic Nightmare’ Robert Helenius, por për shkak se nuk është më një ndeshje e madhe, nuk do të jetë më me pagesë për ta shikuar.
Si e tillë, paratë që Joshua do të marrë në shtëpi nga lufta do të jenë dukshëm më të pakta, siç tha Hearn për talkSPORT: “Ne po e heqim pagesën për ta shikuar ndeshjen. Diferenca financiare me Joshua në këtë luftë është befasuese, por ai dëshiron të luftojë dhe për sa i përket kartave jo-pay-per-view, unë mendoj se kjo është një nga më të fortat që kemi bërë ndonjëherë.”
Kjo ka të bëjë me faktin se ka një numër luftërash të peshave të rënda në ndeshjen Joshua vs Helenius, duke përfshirë Derek Chisora - Gerald Washington, Filip Hrgovic – Demsey McKean dhe Johnny Fisher – Harry Armstrong.
Hearn vazhdoi të shpjegoi se pavarësisht ndryshimit financiar midis luftimit të Whyte dhe Helenius, nuk kishte asnjë mënyrë që Joshua të mos luftonte të shtunën mbrëma.
“Nuk isha i sigurt nëse [Joshua] do të dëshironte të luftonte, por ajo që pash ishte dikush që ishte gati për të luftuar para se të gjithave,” ka deklaruar Hearn, pasi kishte folur me AJ pas anulimit të meçit me Whyte.
“Dhe jo vetëm duke e thënë atë, por ky ka qenë një nga kampet më të mira që ai ka pasur në karrierën e tij, ai ka punuar kaq mirë me Derrick James dhe takimi i tij ka qenë fantastik.
Ai thjesht ka theksuar se me ‘kë mund të luftoj?”
Hearn vazhdoi duke shpjeguar vendimin se pse Helenius: “Ne donim dikë që mund ta përgatiste atë për Deontay Wilder, donim dikë që ishte i besueshëm, donim dikë që do të vinte për të luftuar.
Dhe ne donim dikë me të cilin mund të bënim një marrëveshje me ritëm dhe kjo është e rëndësishme kur keni gjashtë ditë për të shkuar në luftë dhe arritëm te Robert Helenius.”