Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar Vitin e Ri bashkë me familjen e tij.
Abdixhiku ka publikuar një video festive bashkë me bashkëshorten dhe vajzat e tij.
“Teksa i afrohemi mesnatës, le ta kujtojmë forcën që e kemi si popull brenda unitetit tonë të brendshëm, e mbi të gjitha, le të kujtojmë fuqinë e madhe që e kemi te ëndrrat tona të përbashkëta”, ka uron Abdixhiku.