Edhe ambasada e Spanjës në Kiev mbyllet pas rrezikut të sulmeve ajrore

Ambasada e Spanjës në Kiev ka pezulluar shërbimet e saj për shkak të rrezikut të një sulmi ajror të mundshëm, duke kërkuar nga qytetarët spanjollë që të respektojnë udhëzimet e sigurisë lokale

Ambasadae Spanjës në Kiev të Ukrainës.

Ambasada e Spanjës në Kiev ka njoftuar se do të mbyllet për shkak të një “sulmi të mundshëm të madh ajror” në kryeqytetin ukrainas.

Ky vendim vjen pas mbylljes së përkohshme të ambasadës së SHBA-së në Kiev për arsye sigurie.

Në një komunikim me qytetarët spanjollë në Ukrainë, ambasada ka theksuar se nuk do të ofrojë shërbime ditore për shkak të “rritjes së rrezikut të sulmeve ajrore në të gjithë Ukrainën”.

Siç raporton BBC, në një email të dërguar atyre, ambasada rekomandon që të marrin “masa ekstreme sigurie, të respektojnë të gjitha udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kërkojnë gjithmonë një strehë të sigurt”.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika