Edhe Kosova nis kontrollimin e mandarinave nga Shqipëria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovës ka nisur kontrollet e detajuara mbi ngarkesat me mandarina nga Shqipëria për të verifikuar nivelet e mundshme të pesticideve, duke ndaluar këto produkte në kufi deri në rezultatet e testimeve laboratorike

Fito ilustruese

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka njoftuar se po monitoron ngarkesat me mandarina nga Shqipëria, pas alarmit të ngritur nga Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore për nivele të mundshme të pesticideve mbi normat e lejuara.

AUV-i ka intensifikuar masat e kontrollit për ngarkesat me mandarina dhe ka filluar të marrë mostra për testim në laborator, për të përcaktuar nivelin e mbetjeve të pesticideve si Chlorpyrifos dhe Phosmet.

“AUV nga mbrëmë ka ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë. Të gjitha kontingjentet apo ngarkesat me ketë produkte, përveç kontrollit inspektues të detajuar, merren mostra nga secila për testim laboratorik në me qëllim testimi/përcaktimi te nivelit te mbetjeve në pesticide përfshihet ( lloji parametri i dyshuar për testim ( MRL) në  Chlorpyrifos dhe  phosmet). Ngarkesat qëndrojnë në Pike Kontrollet Kufitare deri në rezultat te analizave laboratorike”, thuhet në njoftimin e AUV-i.

Për këtë arsye, ngarkesat janë ndaluar në pikëkontrollet kufitare deri në përfundimin e analizave laboratorike.

Në njoftimin e AUV-së thuhet se, megjithëse Kosova nuk është përfshirë në njoftimet e Sistemit Evropian të Sigurisë Ushqimore, Agjencia ka marrë masa për të hequr çdo dyshim.

AUV- ka theksuar se deri tani nuk ka pasur asnjë indicie për prezencë të niveleve të larta të pesticideve në mandarinat që kanë hyrë në Kosovë.

“Përderisa Kosova nuk është e përfshirë në lajmërimet e RASFF, masën e vendosur e bëjmë me qellim të eliminimit të dyshimeve të ngritura. Synim kryesorë të punës tonë, qe buron edhe nga mandati ligjorë kemi mbrojtjen e shëndetit të qytetareve konsumator. Deri me tani nuk ka pasur asnjë element dyshues mbi ketë produkte. Jemi në kontakt me autoritete shqiptare në shkëmbim të informacioneve mbi secilën risi qe ndodh në gjetjet eventuale në produkte. Mbrojtja e konsumatorëve  bëhet pa dallim”, thuhet tuje nga AUV.

Ndryshe, sistemi Evropian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria.

Përgjatë javëve të fundit, Kroacia, Republika Çeke, Italia dhe Lituania, vende që kanë importuar fruta nga Shqipëria, i kanë kthyer ngarkesat në kufi pas analizave.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë Anne Marie Lizin

Gjatë vizitës së punës në Belgjikë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës është organizuar...

“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli:...

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në...

Ali Ahmetit pritet t’i dhurohet çelësi i Prishtinës

Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të pret në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti. Në njoftim thuhet se...

Të fundit nga rubrika