Edhe LDK-ja paralajmëron dërgimin në Kushtetuese të ligjit për KPM-në dhe KPK-në

Pas një votimit në Kuvendin e Kosovës, PDK dhe LDK kanë njoftuar se do të paraqesin në Gjykatën Kushtetuese dy ligjet: Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Foto nga arkivi (ilustrim)

Pas Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) edhe Lidhja Demokratke e Kosovës (LDK) ka paralajmëruar dërgimin në Gjykatën Kushtueset të dy ligjeve; Ligjit për për Këshillin Prokurorial (KPK) dhe atë të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).

PDK paralajmëron dërgimin e ligjit për KPK-në e KPM-në në Kushtetuese

Të dyja ligjet u votuan nga deputetët e pozitës gjatë së enjtes, duke mos marrë parasysh rekomandimet e Bashkimit Evropian – gjë që u kritikua partia në pushtet nga vetë ndërkombëtarët.

Sikurse dhjetë rastet e kaluara, LDK-ja beson se edhe këto dy ligje do të dalin në kundërshtim më Kushtetutën.

“Mospërputhja, ndërsa, me direktivat e Bashkimit Evropian, e të dy ligjeve në fjalë, është shmangie vlerore e orientimit tonë euro-atlantik, një praktikë tashmë e zakontë e pushtetit popullist që udhëhiqet nën logjikën e të majtës ekstreme. LDK-ja as nuk pranon e as nuk toleron tendencën e kapjes së drejtësisë dhe të mediave. Demokracia si vlerë e si praktikë, për ekstremistët e majtë mund të jetë e rëndë, por për Republikën e Kosovës është e shenjtë.

Prandaj, që nga sot, ekipet tona punuese, kanë nisur hartimin e lëndëve përkatëse për Gjykatën Kushtetuese, me bindjen e plotë, se sikurse në dhjetë rastet e kaluara kundërkushtetuese edhe dy ligjet e sotme do të marrin të njëjtin përfundim”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Sipas LDK-së, përpjekjet populiste të kryeministrit Albin Kurti, për hartimin e ligjeve që nuk respektojnë rendin demokratik, veçse i ka konfirmuar Kushtetuesja.

“Kjo praktikë, tanimë e konfirmuar me aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese, është vazhdimësi e përpjekjeve të vazhduara populliste të Albin Kurtit për hartimin e ligjeve që nuk respektojnë ekuilibrin demokratik në vend, sikurse dhe ndarjen e roleve të institucioneve të pavarura brenda Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.

“Fatkeqësisht për vendin, humbja e kohës për të pasur një reformë të denjë e thelbësore në drejtësi, mbetet e parikuperuar. Ky pushtet, po i përfundon të katër vite qeverisje, në përpjekje antikushtetuese të kapjes së institutioneve, pa ndonjë rezultat konkret e pa ndonjë zhvillim thelbësor në asnjë fushë”.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika