Edhe në rigjykim, Krivaqa e Sejdiu deklarohen të pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Edhe gjatë seancës së parë të rigjykimit, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu kanë vazhduar të deklarohen të pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Pamje nga seanca e parë e rigjykimit për vrasjen e Marigona Osmanit, 24 maj 2024.

“Jo, nuk e pranoj fajin”, kanë deklaruar sërish Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu në seancën e parë të rigjykimit për vrasjen e Marigona Osmanit.

Pas 10 muajsh, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të dënuar në shkallën e parë për vrasjen e Marigona Osmanit, janë paraqitur sot në gjykatë për seancën e parë, pasi rasti u kthye për rigjykim nga Apeli.

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu janë duke qëndruar në sallën e gjyqit, nën masa të larta sigurie.

Krivaqa tani përfaqësohet nga avokati Skënder Musa, i cili ka marrë përsipër mbrojtjen e tij në këtë proces.

Musa: Krivaqa e ka dashur shumë Marigonën, heshtja e tij ka qenë nga frika e avokatit

Të gjitha palët në fjalën hyrëse i mbështesin fjalët hyrëse të para në gjykimin e parë, përveç avokatit të Krivaqës që është i ri në proces.

Ai e ka quajtur hipotetike aktakuzën e prokurorisë.

Pamje nga seanca e parë e rigjykimit për vrasjen e Marigona Osmanit, 24 maj 2024.

“Sa i përket akuzës, gjatë këtij procesi presim nga trupi gjykues të zbatojë nenin 30 të kushtetutës, ashtu që të akuzuarve t’u mundësojë mbrojtje, t’ua respektojë të drejtat dhe lirive të njeriut, gjykim të drejtë, dhe të akuzuarit t’i trajtojë me dinjitet. E them këtë për shkak se aktakuza është një aktakuzë hipotetike, siç e ka konstatuar edhe gjykata e apelit, sepse bazohet ne prova te pambështetura në ligj kur është në pyetje fajësia si element subjektiv. Gjatë hetimi të kësaj çështjeje, nuk janë respektuar standardet ligjore te paraparë, sepse prokuroria është lëshuar në analiza pa u mbështetur në prova konkrete. Prokurori në aktakuzë luan rolin e mjekut ligjor, mjekësia ligjore ka konstatuar se nuk ka pasur dhunim”, ka deklaruar ai.

Musa ka shprehur shqetësime rreth gjendjes mendore të klientit të tij në seancën e parë të rigjykimit për vrasjen e Marigona Osmanit.

Po ashtu, ai ka theksuar se Krivaqa ka përdorur narkotikë që nga një moshë shumë e hershme, dhe sipas tij, gjendja mendore e Krivaqës duhet të shqyrtohet me kujdes në kuadër të këtij procesi gjyqësor.

“Dardan Krivaqa ka tentuar të vetëvritet në Dubravë, kur ka qenë në paraburgim. Ai është bullizuar dhe ka dyshime që është dhunuar. Kjo ka ndodhur para kryerjes së krimit. Ka përdorur kokainë dhe heroinë që nga klasa e pestë dhe ka ndikuar në logjikën e tij në marrjen e vendimeve. Kanë qenë tri momente para shkuarjes në banesë që ai së bashku me të ndjerën ka përdorur kokainë, heroinë, marihuanë dhe barna psikotrope. Duhet te shikohet cila ka qenë gjendja mendore e të mbrojturit tim pas përdorimit të narkotikëve. Nuk mund të bazohet asgjë në këtë aktakuzë që i ngjan kallëzimit penal të policisë”, ka deklaruar ai.

Sipas avokatit, Marigona Osmani dhe i akuzuari Krivaqa kanë qenë në përpjekje për të krijuar një familje së bashku.

Gjithashtu, ai ka theksuar se Krivaqa ka zgjedhur të mbetet i heshtur gjatë procesit për shkak të frikës nga avokati sipas detyrës zyrtare.

“Dardan Krivaqa e ka dashur Marigona Osmanin, kanë jetuar së bashku, kanë pasur për qëllim të krijojnë familje. Është i goditur shpirtërisht nga humbja e saj. Dardani është frikësuar nga avokati sipas detyrës zyrtare andaj nuk ka folë, ka mendu që është si prokurori. Të gjitha krimet ndodhin në botë, por edhe në Kosovë, veçse prokuroria dhe policia duhet të hetojnë mirë rrethanat, t’i marrin parasysh provat fajësuese dhe shfajësuese dhe të marrin dënim të drejtë dhe logjik”, ka thënë ai.

Avokatja e Arbër Sejdiut, Arbnora Shefkiu, ka shprehur bindjen se vërejtjet e Gjykatës së Apelit do të ndikojnë në rezultatin e procesit penal të klientit të saj.

“Gjatë këtij procesi penal pas trajtimit mes tjerash edhe vërejtjet e dhëna nga Gjykata e Apelit në fund do të bindim trupin gjykues se Arbër Sejdiu nuk është përgjegjës për veprën penale për të cilën po e akuzon prokuroria”, ka deklaruar Shefkiu.

Gjykata e Apelit ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt kundër Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, që ishin dënuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, duke e kthyer rastin në rigjykim.

Në gusht të vitit 2023, Krivaqa ishte dënuar me burgim të përjashtëm për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërkaq Sejdiu ishte dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës “vrasje e rëndë”.

Rigjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit, nën masa të larta sigurie Krivaqa e Sejdiu dalin para gjykatës

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika