Edhe nga QKMF në Podujevë thonë që Lulzim Fejzullahu s’kishte plagë nga thika

Përpos raportit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë si dhe deklaratës së Shefit të repartit Intensiv në QKUK edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë e kanë konfirmuar që 18 vjeçari Lulzim Fejzullahu nuk kishte plagë nga therrja me thikë, ashtu siç ishte thënë në raportin fillestar të Policisë së Kosovës. Ish-hetues policor me përvojë mbi dy dekadëshe, tregojnë që vlerësimi për gjendjen shëndetësore bëhet vetëm pas raportit preliminar mjekësor e jo në bazë të asaj që shihet me sy në vend-ngjarje

Pas Shefit të Mjekimit Intensiv në QKUK edhe nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë kanë thënë se Lulzim Fejzullahu, nuk ka pasur në trup asnjë plagë nga mjete të mbrehta.

Informacion që bie në kundërshtim me atë që kishte deklaruar Policia e Kosovës në raportin fillestar më 15 janar, një ditë pasi 18 vjeçari dyshohet se u godit me veturë dhe u rrah me shkop bejsbolli nga dy të mitur.

TV Dukagjini ka biseduar me mjekun kujdestar i cili e ka pranuar fillimisht Lulzim Fejzullahun në QKMF-në në Podujevë.

I njëjti e ka konfirmuar se në trupin e 18 vjeçarit nuk ka vërejtur asnjë shenjë që tregon se është therrur me thikë. Ai ka deklaruar që Lulzimi ka pasur lëndime në kokë, dhe ka pasur gjakderdhje për hunde e për goje, por jo shenja nga sulmi me thikë.

Këtë raport sipas tij e ka në duar edhe Policia e Kosovës.

Pikërisht në Policinë e Kosovës për 21 vite kishte shërbyer edhe ish-hetuesi Mehdi Kozhani.

Nga përvoja në terren dhe duke u referuar në detyrat zyrtare, ai tregon që çfarëdo raporti zyrtar edhe ai fillestar në përmbajtje duhet të përfshijnë të gjitha palët dhe dëshmitë që përfshihen në ngjarje.

“Jo absolutisht, Policia gjithmonë e bënë një raport përshkrues të asaj çka ka ndodhur i merr palët e të dy anëve palët e dyshuara dhe palën viktimë mirëpo në këtë rast në se viktima ka qenë i paqasshëm për shkak të lëndimi të rëndë që e i ka shkaktuar pala kundërshtare e dyshuar duhet me pas kujdes”, ka thënë Kozhani.

Ish-hetuesi Kozhani tregon që për çdo vlerësim shëndetësor të viktimës Policia bazohet në raport mjekësor e jo në vlerësim me sy se çka sheh në vend-ngjarje.

“Sigurisht se duhet të jetë edhe një raport preliminar i mjekut që e pranon në QKUK ose në QKMF nëse e kërkon ndihmën e parë dhe më vonë bëhet ekzaminimi i mjekut ligjor mbi shkallën e lëndimit. Asnjëherë asnjë organ as policia, as Prokuroria, as askush tjetër nuk e merr përsipër se është kështu apo ashtu pa e dhënë eksperti shkakun edhe pasojën e lëndimit”, ka shtuar Kozhani.

Për shpërputhjet e raporteve gjatë ditës së djeshme është pyetur Prokuroria Themelore në Prishtinë, nëse kanë ndërmarrë ndonjë veprim.

Në përgjigjen e dërguar sot përpos përshkrimit për procedurat që ka ndjekur deri në kërkesën dhe aporvimin e masës së paraburgimit, në fund tregojnë që për shpërputhjen e raporteve të Policisë po presin Inspektoratin Policor.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, më 15.01.2024, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të miturve, në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”, sipas KPRK-së, pranë gjykatës kompetente dhe po në të njëjtën ditë, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e prokurorisë, pra ka caktuar masën e paraburgimit për të njëjtit.

Ashtu siç iu kemi njoftuar përmes komunikatës, prokuroria ka pranuar informata nga policia se në rrugën ‘Drenica’ Podujevë, nga një përleshje fizike, dy të dyshuar (të mitur) e kanë goditur me një shkop viktimën (tashmë të ndjerin, 18 vjeç), duke i shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale ‘Vrasje në tentativë’ (tashmë rasti vazhdon të trajtohet si vrasje e rëndë)”.

Lidhur me këtë çështje nuk mund të japim informata të tjera për shkak se rasti i takon procedurës për të mitur dhe se mbesim në pritje të Raportit të IPK-së.”

TV Dukagjini ka kontaktuar me avokatët e dy të miturve, por të njëjtit nuk janë shprehur të gatshëm të flasim për rastin.

Edhe familjar të njërit të mitur nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, ndërsa tek shtëpia e tjetrit të dyshuar dyert e shtëpisë kanë qenë të mbyllura.

Ndërkohë, tek familja Fejzullahu për ngushëllime gjatë ditës kanë qëndruar kryeministri Albin Kurit, ministra e deputet të Lëvizjes Vetëvendosje.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika