Është duke vazhduar përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të minatorëve të “Trepçës”
që janë në grevë nga dita e djeshme.
Ekipi i RTV Dukagjinit që po raporton nga terreni njofton se edhe një minatori i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, dhe i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Më herët kemi raportuar se minatorët grevistë të Trepçës nuk e kanë pranuar ushqimin dhe pijet sot.